Kjo është koha e saktë që pula mund të ruhet në frigorifer; as edhe 1 minutë më shumë

Kjo është koha e saktë që pula mund të ruhet në frigorifer; as edhe 1 minutë më shumë

Të gatuani mishin e pulës është zgjidhja më e lehtë, kur nuk keni kohë në dispozicion.

Por mund të ndodhi që ju tepron nga racioni që keni gatuar dhe doni ta ruani. Por ruajtja dhe ftohja e ushqimeve të gatuara në mënyrë të papërshtatshme është një nga shkaqet më të zakonshme të sëmundjes që vjen nga ushqimi, sipas USDA.

Kur temperatura e brendshme ulet, bakteret si E. coli dhe salmonela mund të lulëzojnë. “Pula e gatuar, mbetet e freskët në frigorifer për tre ose katër ditë”, thotë Christy Brissette, presidente e Twenty Nutrition. Sigurohuni që temperatura e frigoriferit tuaj të jetë rreth 4˚C ose më e ftohtë për të qëndruar jashtë zonës së rrezikut.

Ka masa të tjera që mund të merrni për të siguruar që pula juaj e gatuar të zgjasi sa më shumë kohë të jetë e mundur, thotë konsulenti për sigurinë ushqimore Jeff Nelken. Nqs pulën e tepruar nuk do të jeni në gjëndje ta hani për 3 ose 4 ditë është mirë që ta ruani në ngrirje.

Shpërndaje në: