Si të hiqni tersin dhe energjinë negative në shtëpi apo punë: Gjethe dafine dhe hudhër në shishe
Ju ka ndodhur ndonjëherë të ndjeheni të lodhur, të demoralizuar dhe pa dëshirë për të bërë asgjë? E pra, e gjitha kjo vjen për shkak të energjive në shtëpinë tuaj, apo aty ku punoni…
Të gjithë duan të largojnë energjitë negative nga mjedisi ku jetojnë për të arritur të mira dhe lumturi.
Shumë prej jush mund të përdorin rituale të vjetra të gjysheve për të hequr energjitë e këqija nga jeta juaj.
PËRBËRËSIT:
7 gjethe dafine
7 thelpinj hudhër
1 litër ujë
1 shishe qelqi e vogël
UDHËZIME:
Shtoni ujin në shishe dhe më pas hidhni gjethet e dafinës dhe hudhrat.
Mbylleni shishen mirë me kapak dhe vendoseni në një cep të fshehtë të shtëpisë tuaj, ku askush nuk mund ta shohë apo prekë.
Ky ritual do t’ju sigurojë mbrojtje dhe mirësi për të gjithë familjen, duke bërë që gjërat të shkojnë më mirë në jetën tuaj.
Sa për t’ua kujtuar: Dafina besohet nga lashtësia se sjell fat në familje, apo kudo që ajo mbahet.
Sipas gojëdhënave thuhet se mbjellja e bimëve të dafinës afër shtëpive, mënjanon goditjet e rrufeve.
Gjethet e dafinës vijnë nga familja Laurus Nobilis vendlindja e të cilës është Mesdheu.
Kjo bimë hyjnore dhe me aromë karakteristike ka një histori të gjatë plot me fakte interesante për madhështinë e saj.
Fillon si histori dashurie në mitologjinë Greke kur perëndia Apollon u marros pas nimfës Dafne.
Apolloni u tall me perëndinë Eros dhe ky i fundit lëshoi dy shigjeta.
Një prej floriri në drejtim të Apollonit dhe një prej plumbi në drejtim të Dafnes.
Apollo u këput nga dashuria ndërsa Daphne nuk ndiente asgjë veç urrejtjes ndaj tij.
Dafne u shndërrua në një bimë dhe Apolloni e bekoi me dhuratën e rinisë së përjetshme dhe pavde.kshmërinë, ndaj gjethet e dafinës nuk prishen asnjëherë.
Dante Alighieri paraqitet me kurorë dafine rreth kokës, që do të thotë se ishte një poet i shkëlqyer, më i miri.
Mark Twain kërkoi që në arkivol t’i vendosej vetëm një kurorë dafine.
Termi “Laureat” “Bachelor” ose “Laurea”, rrjedhin nga “Laurel” pra Dafina, që do të thotë se meritojnë kurorën e perfeksionit.
Duke qenë se dafina që herët të sillte ndërmend perënditë dhe mbahej nga njerëzit me vetëvlerësim të lartë, kjo bimë mori famë si mbrojtëse e njeriut nga fatkeqësitë, magjitë dhe sëm.undjet.
Në shumicën e rasteve, gjethet e dafinës përdoreshin si hajmali, për t’u mbrojtur nga epidemitë.
Ndërsa hudhra, njihet në të gjitha kulturat popullore si mjet kundër tersit, syrit të k.eq, magjive përgjithësisht.
Edhe në Shqipëri, hudhra ka shumë rrëfime të lashta për mbrojtjet shpirtërore.