Si ta mësoj fëmijën të hajë ushqimet jo të ëmbla?
Është e natyrshme që fëmija juaj të preferojë shijet e ëmbla, sepse qumështi i gjirit përmban sheqerna. Por në javët e hershme të fillimit të ushqimeve të ngurta është më mirë të përpiqemi të përfshijmë një sërë ushqimesh jo të ëmbla, siç janë perimet dhe drithërat.
Këto javë të para të provimit të ushqimeve janë të rëndësishme për mësimin e zakoneve të shëndetshme të shijes.
Ju mund të provoni pure perimesh, si dhe ato të frutave. Disa perime natyrisht janë të ëmbla.
Nëse doni t’i prezantoni me perimet ngadalë, ju mund t’i kombinoni ato me fruta. Provoni pure me karota dhe me mollë të ziera. Një vakt i lehtë për t’u përgatitur është banania me avokado. Është plot me vitamina dhe minerale dhe është e lehtë për fëmijën tuaj për tu ngrënë e tretur. Ose mund t’i ofroni fëmijës tuaj patate të ëmbël me thjerrëza të gatuara mirë.
Ju nuk keni nevojë të shtoni sheqer në ushqimin e foshnjës tuaj për ta inkurajuar atë për ta ngrënë.
Nëse dëshironi t’i jepni lëngun, sigurohuni që të jetë i holluar mirë, me një raport 1:10 lëngu me ujin.
Megjithatë fëmijët tuaj mund të rriten shumë mirë edhe pa lëngje.