Si të hekurosni rrobat pa u lodhur

Si të hekurosni rrobat pa u lodhur

Gjithnjë e më shumë amvisat blejnë rroba nga pëlhurat, të cilat nuk është e domosdoshme të hekurosen, mirëpo ndonjëherë kjo punë e mundimshme dhe monotone duhet bërë patjetër. Po ju japim disa këshilla se si hekurosja të mos jetë e lodhshme.

Zgjidhni pëlhurën e cila hekuroset lehtë, ndërkaq më lehtë do të hekurosni nëse rrobat i hekurosni para se të thahen tërësisht, d.m.th. duhet të jenë pak të njoma,

Hekurosja mund të jetë e lehtë, madje edhe relaksuese nëse rrobat i lajmë dhe i thajmë në mënyrë të drejtë. Kini kujdes që të mos thahen shumë, posaçërisht nëse nuk posedoni hekur me avull, dhe me kujdes palosni pas marrjes nga vendi i tharjes.

Disa orë para se të filloni hekurosjen spërkatni me ujë të vakët, mbështillni në formë rrethi dhe vendosni në qese plastike, lini të qëndrojnë disa orë.

Gjërat palosni me rend – të parat ato që duhet të hekurosen në temperaturë më të ulët, dhe në fund rrobat të cilat kërkojnë që hekuri të jetë më i nxehtë.

Rrobat e bardha nga liri apo pambuku, si edhe ato me ngjyra vezulluese, hekurosni nga pjesa e jashtme, ndërkaq ato me ngjyra të errëta nga pjesa e brendshme, në mënyrë që të mos u dëmtohet ngjyra.

Nga pjesa e brendshme hekurosen rrobat e mëndafshta, ato me zbukurime në formë dantellash, rrobat nga stofi i kadifenjtë.

Rrobat nga stofi hekurosni duke i vendosur sipër një leckë të njomur, në mënyrë që të mos “vezullojnë”.

Këmishët dhe bluzat hekurosen duke filluar nga jaka, pastaj kalohet tek krahët – në fillim manshetat. Pas hekurosjes së krahëve fillohet pjesa e parë e këmishës, pastaj pjesa e shpinës, ndërkaq pjesa nga janë pullat hekuroset nga ana e brendshme.

Kur i hekurosni vijën e pantallonave, filloni nga pjesa e sipërme, pastaj bashkoni këmbët e pantallonave sipas gjatësisë dhe rrafshoni.

Largojeni të sipërmen dhe hekuroseni këmbën e poshtme, pastaj sipër saj lëshojeni pjesën e sipërme të këmbës së pantallonave dhe hekuroseni edhe atë.

Pantallonat ktheni edhe nga ana tjetër dhe përsëriteni të njëjtin veprim.

Shpërndaje në: