Si funksionon testi i shtatzënisë dhe pas sa ditësh mund të kuptohet që jeni në pritje të ëmbël

Si funksionon testi i shtatzënisë dhe pas sa ditësh mund të kuptohet që jeni në pritje të ëmbël

Nëse keni dyshime se një shtatzani e mundshme është duke u zhvilluar në trupin tuaj duhet të siguroheni duke bërë një test shtatzanie. Avantazhi i kryerjes së testit të shtatzanisë është komoditeti që ai ju fal duke qënë se mund të bëhet brenda 3-4 minutash edhe në kushte shtëpie. Testi i shtatzënisë ka për qëllim të informojë nëse një femër është shtatzënë apo jo. Hormoni Beta HGH mungon tek një grua që nuk është shtatzënë dhe mund të zbulohet disa ditë pas konceptimit.

Si bëhet testi i shtatzanisë dhe pas sa ditësh mund të kuptohet shtatzënia?

Testi urinar i shtatzanisë: Është më i përdoruri. Mund të blihet në një farmaci dhe lejon që prezenca e hormonit të HCG të zbulohet në urinë. Në fakt antitrupat veprojnë pozitivisht ose negativisht në pamjen e saj, duke krijuar një shenjë të veçantë. Testi urinar konsiderohet të jetë i besueshëm dhe vetëm në raste të rralla është pozitiv nëse nuk ka shtatzëni. Ndodh që testi del negativ, por që ju jeni shtatzënë dhe ko ndodh sepse e keni zhvlluar shumë shpejt ose ka qenë i skaduar. Testi i urinës do të bëhej thjesht duke marrë një kampion urine. Në këtë mënyrë funksionojnë pothuajse të gjitha testet që përdoren në kushte shtëpie. Ato janë në gjendje të vlerësojnë prezencën ose jo të hormonit të shtatzanisë (beta hCG) në urinën tuaj. Bëhet fjalë për një hormone që prodhohet nga implantimi i embrionit në mitër, gjë e cila ndodh pas rreth 6-7 ditësh nga dita e fekondimit. Funksionimi i testit është shumë i thjeshtë. Do të mjaftonte të vendosnit testin për disa sekonda nën fluksin e urinës, ose të hidhni pak urinë në vendin e posaçëm. Testi mund të bëhet në çdo moment të ditës, por idealja do të sihte të bëhej në mëngjes, pasi në këtë moment hormoni është më i përqëndruar. Pasi keni vendosur urinën në test duhet të prisni për disa minuta dhe më pas të lëxoni rezultatin. Testi klasik do të shfaqë një vijë të kuqe për të treguar rezultat negative dhe dy vija të kuqe për të treguar rezultat pozitiv. Testi dixhital do të konfirmojë ose mohojë shtatzaninë tuaj me fjalë të shkruara ose fytyra me një domethënie, për shembull nëse jeni shtatzanë do të shfaqet një fytyrë e qeshur dhe në të kundërt do të shfaqet një fytyrë e mërzitur.

Mund t’i besojmë gjithmonë rezultatit të testit të bërë në kushte shtëpie?

Testi i shtatzanisë i bërë në kushte shtëpie ka siguri 98-99%, pra në më të shumtën e rasteve mund t’i besoni. Por që të ndodhë kjo duhet të ndiqni të gjitha udhëzimet e përdorimit në mënyrën e duhur. Në disa raste mund të ndodhë që testi të shfaqë rezultat fals pozitiv, pra gruaja nuk është shtatzanë, gjë e cila mund të ndodhë si pasojë e “indiferencës” se disa testeve ndaj hormonit beta hCG. Gjithmonë në raste të rralla por edhe mund të ndodhë që testi të tregojë rezultat fals negative, pra gruaja të jetë shtatzanë dhe testi të tregojë rezultat negativ. Kjo mund të ndodhë për shkak të kryerjes së testit para kohe, pra kur niveli i hormonit ka qënë shumë i ulët, ose nëse është kryer me urinë shumë të holluar, pra nuk kanë kaluar shumë orë nga urinimi i mëparshëm./Burimi ”PËR NËNAT”

Shpërndaje në: