Këto dy shenja janë të lindura për njëri-tjetrin
Për këto dy shenja thonë që janë të magjishme për njëri-tjetrin!
Fjala është për astro-kombinimin e Demit dhe Akrepit. Afshi i dhe kimia e tyre janë bashkim i përsosur.
Akrepi adhuron Demin që është dikush që nuk është e lehtë të bëhet për vete dhe kjo është sfidë të cilën e do ai.
Demi kënaqet në kontaktin fizik dhe në synimin për arritjen e sigurisë emocionale, ndërkaq Akrepi rrezaton joshje dhe në dashuri pret shumë afsh, gjë që Demi e adhuron.
Demi stabil dhe konservator bën pjesë ndër shenjat më besnike të zodiakut.
Nga ana tjetër, Akrepi është lider i shkëlqyeshëm dhe personi i lindur në këtë shenjë gjithmonë është i vetëdijshëm për situatën, gjithashtu posaçërisht di të jetë i shkathët.
Ata janë bashkim i mirë në të gjitha nivelet e pajtimit të dyanshëm.
Kur bashkohen, zakonisht të dy synojnë të arrijnë lidhshmëri të qëndrueshme dhe të fuqishme të dyanshme, ndërkaq afshi është ai që i vë në lëvizje.