Për shkëlqim të menjëhershëm në fytyrë, provoni vetëm këto 5 produkte
Nëse jeni të stresuara nga pamja që ka fytyra juaj këto kohë, herë nga moti i keq herë nga pagjumësia ka një zgjidhje të thjeshtë që arrihet me produktet që keni në shtëpi. Këto produkte nuk kanë nevojë për kohë në aplikim dhe japin rezultat të menjëhershëm.
Lakra
Ziej lakër dhe lëngun përdore në vend të ujit për të shpërlarë fytyrën.
Kosi
Një lugë vaj ulliri dhe tre lugë kos, miksojini dhe aplikojeni në fytyrë.
Qumështi i arrës së kokosit
Gjysmë gote qumësht të arrës së kokosit miksojeni me dru sanadali dhe aplikojeni maskën në fytyrën tuaj.
Uji i arrës së kokosit
Miksojeni këtë ujë me dy lugë lëng ananasi dhe aplikoje në fytyrë.
Uthull molle
Miksoni uthull molle me një lugë ujë trëndafili dhe lani fytyrën me të.