Për të gjitha ato nëna që përpiqen t’i bëjnë vetë të gjitha gjërat “Kërkojeni, pranojeni ndihmën për të mirën e fëmijës”

Për të gjitha ato nëna që përpiqen t’i bëjnë vetë të gjitha gjërat “Kërkojeni, pranojeni ndihmën për të mirën e fëmijës”

Të gjitha nënat përpiqen të arrijnë gjithçka vetë duke filluar nga detyrat më të lehta të përditshme në shtëpi, deri tek përgjegjësitë më të mëdha lidhur me fëmijët. Këtë shëmbull të të bërit të gjërave vetë dhe të ndjenjës së pavarësisë nënat përpiqen t’ua mësojnë edhe fëmijëve që në moshë shumë të vogël.

Nënat ndihen nën presion për të mësuar fëmijën të bëjë vetë:

  • Të qetësohet vetë për ta zënë gjumi;
  • Të shkojnë në shtrat vetë sa më shpejt të jetë e mundur;
  • Të mësojnë të shkojnë vetë në tualet;
  • Të mësojnë të mbajnë vetë biberonin;
  • Të mësojnë të luajnë vetë.

Mos bëni çdo gjë vetë

Pra, si nëna ne jemi në presion të vazhdueshëm t’i mësojmë fëmijëve pavarësinë, por natyrshëm lind pyetja si t’ja bëjmë për t’u mësuar fëmijëve të pranojnë edhe ndihmë? Pranimi i ndihmës nuk do të thotë gjithmonë se nuk mund t’ja dalësh vetëm, por nuk ka asgjë të keqe të të ndihmojnë edhe pse mundesh vetëm.

Si t’i mësojmë fëmijëve tanë se “Ne” është më mirë se “Unë”, dhe se puna në grup e në komunitet është ë rëndësishme?

Kërkoni ndihmë

Një këshillë e vlefshme për t’i mësuar këtë mënyrë jetese fëmijës është duke e praktikuar së pari ju si nënë. Një pavarësi e tillë duke bërë gjithçka vetë ju dëmton ju dhe familjen, prandaj pranoni se nuk ka asgjë të keqe të tregoni “varësi” nga të afërmit dhe miqtë. Kërkoni ndihmë edhe për gjëra që mund t’i bëni vetë. Krijoni më shumë lidhje me nëna të tjera, kërkoni ndihmë nga partneri, nga të afërmit, nga miqtë, nga prindërit. Do të ndiheni më të plota dhe më pak vetëm. Thjesht se mundet ta bëni një gjë vetëm nuk do të thotë se duhet. /pernenat.al

Shpërndaje në: