Arsyet pse trupi ju mban aromë të pakëndshme
Trupi nuk mban erë të keqe vetëm kur stërviteni ose bëni vrap.
Por ndonjëherë nuk mjafton vetëm parfumi, deodorant ose dushi për ta larguar këtë aromë të keqe dhe që ju turpëron.
Ne ju sjellim disa nga arsyet pse trupi mbanë erë të pakëndshme.
Ushqimet djegëse
Disa ushqime që përmbajnë sulfur janë ato që shkaktojnë erë të keqe të trupit. Ushqime të rënda si hudhra, kërri ose erëza të tjera i lëshojnë këto gazra kur trupi juaj i nxjerr me djersën, thotë Marie Jhin, dermatolog.
Stresi
Është e thjeshtë stresi tek shumica e njerëzve shkakton: djersitje. Djersitja është një përgjigje e natyrshme ndaj stresit, por është dhe djersa më e pakëndshme.
Alkooli
Ndërsa alkooli kalon përmes qarkullimit të gjakut, një pjesë e tij del nga fryma dhe djersa. “Trupi trajton alkoolin sikur të ishte toksik dhe prandaj përpiqet ta thyejë atë dhe ta nxjerrë atë sa më shpejt që të jetë e mundur”, – thotë Buddy T., ekspert i “About.com” për alkoolizmin.
Reçipetat
Edhe ti je njëra nga ato femrat që i ka ndodhur të veshë të njëjtat reçipeta për tre ose katër dite me radhë. Materiali i tyre prek sqetullat tuaja dhe pjesën midis gjoksit të cilat djersiten më shumë dhe mbajnë më shumë lagështi, shpesh aroma e keqe vjen pikërisht prej tyre.