E thotë studimi, ja si ndikon veshja e takave në trupin tonë

E thotë studimi, ja si ndikon veshja e takave në trupin tonë

Takat e larta mund të dëmtojnë këmbët tona, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet t’i veshim më.

Një studim në “JAMA” tregon që veshja e takeve të larta shkakton më shumë presion në pjesën e përparme të këmbës se sa normalisht. Pas një kohe, kjo mund t’i dobësojë thembrat tona dhe shkakton stres të pazakonshëm në pjesën e përparme të këmbës sonë.

Çfarë ndodh në trupin tonë kur veshim këpucë me takë të lartë?

Falë mjekësisë moderne, hulumtuesit dhe mjekët e kanë mundësinë që të shohin saktësisht se si funksionon trupi kur një femër vesh taka të larta. Ato bëjnë që stomaku të shtyhet përpara, ndërsa pjesën e pasme e ngrenë lart.

Deri këtu duket në rregull, mirëpo kjo e ndryshon shpërndarjen natyrale të peshës në shpinën tonë dhe shton trysninë poshtë shpinës. Disa studime tregojnë që edhe rruazat e shpinës deformohen duke shkaktuar kështu dhimbje të mëdha.

Rreziqet e veshjes së takave të larta:

– Muskuj të tensionuar në nyjet e këmbës

– Dhimbje të shpinës për shkak se qendra e gravitetit ndryshon

– Mpirje në gishtërinjtë e këmbëve

– Dëmtim i përhershëm i nervave të gishtërinjve të këmbës

Nuk është nevoja që të heqim dorë krejtësisht nga takat e larta, sidomos në raste të veçanta. Por sugjerohet që në jetën e përditshme t’i eliminojmë sa më shumë.

Shpërndaje në: