Çiftet që vazhdimisht grinden, e dashurojnë vërtetë njëri-tjetrin

Çiftet që vazhdimisht grinden, e dashurojnë vërtetë njëri-tjetrin

Sipas anketimeve të fundit, 40% e çifteve të martuara besojnë se fjalosja më shumë se një herë në javë u ndihmon ta mbajnë lidhje të shëndetshme dhe produktive për një kohë të gjatë.

Në fakt, çiftet që fjalosen shpesh, por normalisht me sjellje paqësore, janë më të prirë të kenë lidhje të suksesshme sepse, pavarësisht keqkuptimeve të vogla, ata e dinë se dashuria e tyre është e vërtetë dhe e sinqertë, transmeton Telegrafi.

Grindja është shenjë e një lidhje të pjekur

Shmangia e vazhdueshme e fjalosjeve padyshim se nuk është mënyra më e mirë për të ndërtuar lidhje afatgjate. Përkundrazi, nëse jeni të aftë të flisni qartazi kur fjaloseni, atëherë kjo do të thotë se jeni të gatshëm ta dërgoni dashurinë në nivel tjetër.

Njerëzit e pjekur nuk bëjnë as sulme personale dhe as nuk bërtasin gjatë grindjeve. Në vend të kësaj, ata gjithmonë përpiqen të arrijnë kompromis dhe ta përmirësojnë lidhjen me ndihmën e argumenteve të shëndetshme.

Grindja nënkupton se brengoseni për njëri-tjetrin

Normalisht se është më e lehtë ta mbyllni syrin kur ju pengojnë disa shprehi të partnerit. Por, faktikisht, gatishmëria për t’i bërë ballë dhimbjeve dhe parehatisë të fjalosjes me qëllim që të keni rezultate më të mira në të ardhmen është shenjë e dashurisë së vërtetë.

Me fjalë të tjera, fjalosja nënkupton se jeni më të përkushtuar.

Grindja e bën komunikimin më të lehtë

Në mënyrë që të krijohet besimi në lidhje, ju nuk duhet të heshtni. Është e domosdoshme të flisni me partnerin me mendje të hapur, të merrni përgjegjësi për veprimet tuaja dhe ta dëgjoni njëri-tjetrin me kujdes.

Pasi që grindja është një nga format më të mëdha të komunikimin dhe ndër më të sinqertat, vërtet se ndihmon në përforcimin e ndjenjave të intimitetit, besimit dhe ju mëson si të komunikoni në mënyrë më produktive.

Grindja është shenjë e një lidhje të shëndetshme

Psikologët thonë se ka shumë pika që tregojnë se një lidhje është e shëndetshme dhe e lumtur, ndërkaq grindja është në mesin e tyre.

Në fakt, siç thonë psikologët, nëse një çift asnjëherë nuk fjaloset, atëherë kjo është shenjë se diçka nuk është në rregull me ta.

Grindja ju shpëton nga mërzia

Edhe nëse keni qenë bashkë me vite të tëra, gjithmonë do të ketë diçka për çka nuk do të pajtoheni.

Dhe kjo nuk është aspak gjë e keqe – konfliktet konstruktive vetëm sa i ndezin më shumë shkëndijat e lidhjes dhe e bëjnë më emocionuese.

Vetëm imagjinoni sa e mërzitshme do të ishte dashuria juaj nëse që të dy do të pajtoheshit për çdo gjë. /Telegrafi/

Shpërndaje në: