Ushqimet që duhet të konsumoni për flokë të shëndetshme
Shumë faktorë që kanë të bëjnë me cilësinë e flokëve tona bazohen në gjenetikë dhe në moshë. Cilësi, trashësia dhe shpejtësia e rritjes po ashtu kontrollohen nga natyra.
Por ka gjëra që mund të bëni për të nxitur rritjen e flokëve të fortë, si dhe për të parandaluar humbjen e tepërt të tyre.
Këto janë 4 ushqimet që duhet të konsumoni për të patur flokë më të shëndetshëm.
Vezët: sepse përmbajnë shumë proteina si dhe ushqyes të tjerë si zinku. Folikulat e flokëve janë bërë kryesisht nga proteina, dhe proteina jo e mjaftueshme në dietë është e njohur si shkaku kryesore për humbjen e flokëve.
Spinaqi është një burim i hekurit, vitaminave A dhe C. Secila nga këto ka një rol të rëndësishëm në rritjen e flokëve të shëndetshme. Vitamina A veçanërisht ndihmon gjëndrat e lëkurës të prodhojnë sebum, një substancë me vaj hidratues koke dhe nga ana tjetër, mban flokët e shëndetshme.
Patatet e ëmbla ndihmojnë flokët për shkak të beta-caroteit të tyre. Ky kompleks konvertohet nga trupi në vitaminë A, të cilën ne e dimë ndihmon në prodhimin e serumit.
Avokado: Përmbajnë yndyrna të shëndetshme së bashku me një sasi të mirë të vitaminës E. Ashtu si vitamina C, vitamina E është një antioksidant që është i madh në neutralizimin e radikalëve të lirë të dëmshëm dhe nxisin rritjen e flokëve.