Zbuloni ç’tregon gjatësia e gishtave për karakterin tuaj, do të habiteni nga ajo që do të lexoni

Zbuloni ç’tregon gjatësia e gishtave për karakterin tuaj, do të habiteni nga ajo që do të lexoni

Pavarësisht se karakteri i një njeriu brumoset me kalimin e viteve, si rrjedhojë e formimite dhe eksperiencave të tij, na duhet ta pranojmë se ndonjëherë disa detaje, të parëndësishme në dukje, mund të jenë shumë të rëndësishme për të përcaktuara disa tipare tonat. Për shembull e kishit menduar ndonjëherë se gjatësia e gishtit tregues dhe atij të unazës mund të zbulojnë karakteristika të sjelljes dhe personalitetit tuaj. Zbulojeni më poshtë:

Personat që kanë gishtin tregues më të shkurtër se gishtin e unazës janë në përgjithësi shumë tërheqës dhe karizmatikë. Kanë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe dinë si të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. U pëlqen të rriskojnë dhe nuk dekurajohen kurrë, kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duan. Nuk kënaqën kurrë me atë që kanë dhe luftojnë gjithmonë për të arritur objektiva më të larta, shpeshherë kapërcejnë kufijtë e normales për të arritur synimet e tyre.

Personat që kanë gishtin tregues më të gjatë se gishti i unazës, shquhen për sensin e mirë të orientimit, vetëkontrollin dhe vetëbesimin e palëkundur. Janë njerëz shumë të qetë dhe spontanë. Nuk dalin kurrë nga kufijtë e mirësjelljes, madje as në momentin kur u bie tavani mbi kokë, apo kur kuptojnë se janë mashtruar. Janë shumë analitikë,  mendojnë gjithmonë për rezultatet dhe përfitimet e mundshme përpara se të marrin ndonjë vendim.

Në qoftë se gjatësia e gishtit tuaj tregues përputhet me atë të unazës, komplimente, pasi bëni pjesë në kategorinë e njerëzve më pozitivë që mund të ekzistojnë. Në përgjithësi këta persona janë shumë të kujdesshëm, të ekuilibruar dhe me këmbë në tokë. Shquhen për natyrën e tyre paqësore dhe përpiqen të shmangin çdo situatë konflikti, apo rreziku. Mund të mbështeteni gjithmonë tek ta pasi janë miq dhe dëgjues shumë të mirë.

Shpërndaje në: