Si të mësojmë fëmijën të mos përdorë më pelenat, metoda 3 ditore që po çudit nënat e reja

Si të mësojmë fëmijën të mos përdorë më pelenat, metoda 3 ditore që po çudit nënat e reja

Sipas mjekëve pediatër, shumë fëmijë janë gati të fillojnë të mësojnë kontrollin e jashtëqitjes dhe urinimit, midis moshës 2-4 vjeç, por nuk duhet të harroni se fëmijët ndryshojnë nga njëri-tjetri. Disa prej tyre mund të mësojnë në një periudhë prej 3-4 javësh ndërsa disa të tjerë duan më shumë kohë. Por teknika e fashme Fellom ndihmon fëmijët tuaj të heqin dorë nga pelenat dhe të mësojnë përdorimin e uturakut brenda 3 ditësh. Vendosni disa uturakë plastikë në të gjitha dhomat e shtëpisë dhe ndiqni udhëzimet e mëposhtme:

1.Dita e parë: Lëreni fëmijën zhveshur nga mesi e poshtë gjithë ditën. N.q.s ju thotë se ka nevojë të kryejë nevojat personale, këshillojeni të përdorë uturakun në dhomën më të afërt. Bëni disa ndryshime në regjimin e zakonshëm ushqimor, si për shembull jepini të hajë ushqime që kanë përmbajtje të lartë uji ose kripe. Kjo gjë do e nxisë të përdorë më shpesh tualetin. Merreni fëmijën në banjo me ju dhe tregojini të gjithë hapat që duhet të ndjekë para se të përdorë WC-në. Fëmijët mësojnë shumë shpejt kur u tregoni shembuj konkretë. Rikujtojini që është mirë të shkojë në tualet para gjumit të drekës dhe të darkës. Gjatë gjumit përdorni pelena që të mos rrezikoni ndonjë incident.

2.Dita e dytë: Dita e dytë është një vazhdimësi e të parës, por me disa ndryshime të vogla. Nxirreni fëmijën shëtitje rreth e rrotull shtëpisë ose në lagje, por para se ta bëni këtë këshillojeni të shkojë në tualet. Ky veprim do e mësojë që të shkojë në të ardhmen vetë në banjo. Kur të dilni jashtë mos i vendosni pelena, në momentin e parë që do të dojë të shkojë në banjo do të kërkojë të kthehet në shtëpi. Jepini të pijë sa  më shumë ujë dhe lëngje.

3.Dita e tretë: Gjatë ditës së tretë, vazhdoni me po të njëjtin regjim, por shtoni oraret e shëtitjes. Sa herë që fëmija del jashtë këshillojeni të përdorë tualetin. Tashmë kur të ktheheni në shtëpi, ai do e dijë se ku duhet të shkojë. Ky proces i sjelljeve të fituara nuk vepron njëlloj me të gjithë fëmijët. N.q.s nuk funksionon, duhet të prisni rreth 6 deri në 8 javë për ta provuar përsëri.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Sekuestrohen 670 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës, arrestohen tre persona

Policia e Durrësit njoftoi se ka sekuestruar 670 mijë litra naftë që dyshohet se është…

Skandaloze/ Ministria në Maqedoni të Veriut i referohet Kosovës si “Kosova dhe Metohija”

Zëvendëskryeministri dhe ministri për Marrëdhënie Midis Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, në Beograd, kishte vizituar kampin e…

Tërmeti me magnitudë 6.6 e “dridh” Japoninë

Një tërmet me magnitudë 6.6 ka tronditur ishullin Kyushu në Japoninë jugperëndimore, sipas të dhënave…

BE ofron 140 milionë euro ndihmë humanitare për Ukrainën

Komisioni Evropian njoftoi sot një paketë të re të ndihmës humanitare me vlerë 140 milionë…

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria ka edhe 72 dëshmitarë

Ekipi i prokurorëve në rastin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, Hashim Thaçit, dhe të…

Demaku nga Arllati e Zabeli: Familja Bujupi dhe Zabeli i japën përkrahje PDK-së

Kandidati për deputet nga PDK, Fadil Demaku vizituar familjen e veprimtarit Naim Bujupi dhe familjen…

Rama sërish ndan Drejtorinë e Kadastrës nga ajo e Pronës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka ndarë sërish Drejtorinë e Kadastrës nga ajo e Pronës.…