Përse të gjithë e shfrytëzojnë 2 janarin për të provuar për një bebe

Përse të gjithë e shfrytëzojnë 2 janarin për të provuar për një bebe
Nëse jeni duke u përpjekur për një fëmijë, ndoshta nata e sotme është koha e përkryer – siç duket të jetë me fat për shumë njerëz.

Ora 10:36 e natës e 2 janarit është zbuluar si koha më e zakonshme e tërë vitit për t’u konceptuar, sipas statistikave.

Kjo ditë është e njohur edhe si “Dita Kombëtare e Foshnjës”, pasi shifrat zyrtare zbuluan se ditëlindja më e zakonshme është 26 shtatori, e cila është 38 javë larg – gjatësia mesatare e një shtatzënie.

Është e njohur dita për konceptimin e foshnjave për një numër arsyesh, sipas ekspertëve të fertilitetit.

Channel Mum, e cila kreu një sondazh të 2,139 çifteve, thotë se arsyeja më e popullarizuar është që fëmija i tyre të lind në shtator.

Kjo do ta bënte fëmijën e tyre ndër më të moshuarit në vitin shkollor, me 27 për qind të nënave dhe baballarëve që pretendonin se kjo ishte e rëndësishme për ta.

Shpërndaje në: