Metoda natyrale për ndaljen e dhimbjes së dhëmbit

Metoda natyrale për ndaljen e dhimbjes së dhëmbit

Dhe në momentet kur është e pamundur të shkohet tek dentisti, ka disa mënyra natyrale për lehtësimin e këtyre dhimbjeve, transmeton Klan Kosova.

Hudhra

Ka veti antibakteriale që ndihmon në zbutjen e dhimbjes së dhëmbit. Shtypeni atë dhe vendoseni në dhëmbin që po ju dhemb.

Kripa dhe biberi

Nëse nuk mund ta duroni dhimbjen e dhëmbit atëherë kombinonin krypën dhe biberin në sasinë e njejtë dhe lajini dhëmbët me këtë sasi e veçanërisht dhëmbin që po ju dhemb.

Qepa

Qepa ka veti antibakteriale që ndihmon në reduktimin e dhimbjes pasi mbyt bakteriet.

Ujë me kripë

Merreni një gotë me ujë dhe vendosni një sasi krype në të, dhe konsumojeni atë në mënyrë që të lehtësohet dhimbja e dhëmbit.

Esktrakt vanilje

Vendoseni një pambuk në një sasi të ekstraktit të vaniljes dhe vendoseni atë në dhëmbin që po ju shkakton telashe. Për pak kohë, dhimbja do të lehtësohet.

Kubëza akujsh

Ndihmojnë në mpirjen e dhëmbit, çka edhe ndihmon në reduktimin e dhimbjes. Merrni disa kuba akujsh dhe vendosini në dhëmb në mënyrë që dhimbja të stabilizohet.

Shpërndaje në: