Çfarë i ndodh trupit tonë nëse i zëvendësojmë të gjitha pijet me ujë?

Çfarë i ndodh trupit tonë nëse i zëvendësojmë të gjitha pijet me ujë?

Të gjithë e dimë se çdo pije tjetër është e dëmshme përveç ujit, por çfarë ndodh nëse ne i zëvendësojmë ato plotësisht me ujin?

Chris Bailey, një bloger popullor dhe pedagog, kreu disa hulumtime njëmujore, të cilat vendosi t’i përmbledhë për ju në formën e mëposhtme:

1.Humb peshë më shpejt. Duke pirë vetëm ujë për 9 ditë, ju humbisni të njëjtën sasi kalorish sa kur bëni vrap për 8 km në ditë.

2.Përshpejton metabolizmin dhe rrisni nivelin e energjive. Vetëm një gotë ujë në mëngjes e përshpejton metabolizmin me 24%.

3.Truri juaj punon më mirë. Truri përbëhet nga 75-85% ujë dhe duke pirë ujë e rrisni më tepër përqendrimin.

4.Ha më pak. Uji e parandalon urinë, e ndërpret oreksin duke ju bërë që të humbisni peshë.

5.Trupi i nxjerr më shpejt toksinat. Uji nxjerr nga trupi substanca të rrezikshme dhe parandalon plakjen.

6.Uji ul rrezikun e shumë sëmundjeve të tilla si hipertensioni, gjendjen e fshikëzës së urinës dhe kancerin.

7.Zemra punon më mirë. Pesë gota uji në ditë e ulin rrezikun e atakut në zemrën me 41%.

8.Lëkura bëhet më e shndritshme dhe më e butë.

9.Dhe sigurisht do të kurseni para pasi uji kushton më pak se çdo pije tjetër.

Shpërndaje në: