“Të rrish më gjatë në shtrat, të zgjat jetën”, e thotë shkenca

“Të rrish më gjatë në shtrat, të zgjat jetën”, e thotë shkenca

Nëse pret me padurim fundjavën për të qëndruar më gjatë në shtrat, tani do jesh më i/e lumtur, sepse shkenca mbështet që një gjë e tillë është zgjidhje për të zgjatur jetën tënde.

Zakonet e tua të gjumit, mund të ndikojnë në jetëgjatësi?

Nëse fle shumë, ose jo mjaftueshëm, rrisku i fataliteteve rritet në mënyrë të ndjeshme. Kym und të jetë rezultati I impaktit të gjumit mbi shëndetin e përgjithshëm, ose mund të jetë si pasojë i sëmundjeve të tjera që influencojnë në jetëgjatësi dhe në kohëzgjatjen e gjumit.

Kohëzgjatja e gjumit dhe jetëgjatësia:

Në një studim, shkencëtarët kanë vëzhguar më shumë se 21 mijë binjakë për më shumë se 22 vjet. U bënin pyetje mbi zakonet e gjumit dhe vëzhguan jetëgjatësistë e tyre.

Binjakët janë subjekte të shkëlqyer kërkimi, sepse pjesa më e madhe e tyre janë rritur në të njëjtin ambjent dhe kanë të njëjtën strukturë gjenetike. Për këtë arsye, shkencëtarët mund të izolojnë impaktin e një sjelljeje (siç është në këtë rast, zgjatja e gjumit) mbi një rezultat (në këtë rast jetëgjatësia).

Pjesmarrësve iu shtruan pyetje në fillim të studimit dhe pas 22 vitesh. Pyetjet relative mbi kohëzgjatjen e gjumit, përdorimi i medikamenteve për gjumin dhe cilësinë e tij. Ajo që zbuluan ishte se, njerëzit që flinin më pak se shtatë orë, ose më shumë se tetë orë në natë, kishin një rrisk fataliteti nga 17-24%. Përdorimi I medikamenteve për gjumë e rriste rriskun e vdekshmërisë me thuajse 1 të tretën.

Ky studim tregon se pika e dobët për kohëzgjatjen e gjumit është shtatë ose tetë orë, pra koha e mjaftueshme e gjumit për të cilën ka nevojë një person. Edhe pse, nevoja për gjumë, mund të variojë sipas njerëzve.

Rritja e rriskut për kohëzgjatje të ndryshme të gjumit mund të jetë arsyeja për më pak apo më shumë gjumë, por mund të jetë edhe që, një factor i caktuar mund të shkaktojë ndryhime të gjumit dhe ndryshime të rriskut.

Për shembull, nëse dikush ka sëmundje zemre, ajo sëmundje mund të ndryshojë mënyrën dhe kohëzgjatjen e gjumit të një personi dhe rriskun e fatalitetit.

Efektet anësore të privimit nga gjumi:

Të flesh mjaftueshëm dhe të pushosh mirë, mund të përmirësojë shëndetin tënde të përgjithshëm e madje, të ndihmojë edhe në jetëgjatësinë tënde.

Në të kundërt, po të mos flesh mjaftueshëm mund të ketë efekte të dëmshme për shëndetin dhe jetëgjatësinë.

Kërkimi sugjeron se të flesh rregullisht për më pak se shtatë orë në natë, mund të ketë efekte negative në sistemin kardiovaskular, endokrin, imunitar dhe nervor.

Efektet anësore të mungesës së gjumit mund të përfshijnë obezitet, diabet, sëmundje të zemrës, hipertension, ankth, depression dhe abuzim me alkoolin.

Shpërndaje në: