Kujdes! Pirja e marihuanës mund të ndryshojë përbërjen gjenetike të spermës

Kujdes! Pirja e marihuanës mund të ndryshojë përbërjen gjenetike të spermës

Marihuana është një nga lëndët narkotike më të dëgjuara e të provuara, madje në shumë vende është edhe e legalizuar. Por ashtu si dhe alkooli konsumimi i saj sjell rreziqe për shëndetin.

Për djemtë ekziston një rrezik shumë i madh që përfshin spermatozoidet, pra nëse doni të keni fëmijë duhet ta dini …

Një studim me 24 pjesëmarrës i botuar së fundmi në revistën “Epigenetics” zbuloi për herë të parë se përqendrimet e larta të tetrahidrokanabinolit (THC) në urinë korrespondonin me një numër më të ulët të spermës.

Studimi gjithashtu arriti në përfundimin se ata që konsumonin marihuanë kishin ndryshime në profilin gjenetik të spermës së tyre, që studimet e hershme i kanë lidhur me rritjen jonormale, madje edhe me kancerin.

Hulumtimet  kanë sugjeruar se pirja e marihuanës mund të ulë prodhimin e spermës ose numrin e spermatozoideve në spermë. Studimi gjithashtu zbuloi se sperma tek burrat që nuk pinin mariuhanë ishte rreth dy herë më i lartë se sa tek ata që pinin.

Megjithëse kjo është shumë e rëndësishme, hulumtuesit ishin edhe më të shqetësuar për ndryshimet në profilin gjenetik të spermës së atyre që konsumonin lëndë narkotike.

Këto ndryshime përfshijnë qindra gjene që luajnë rol në dy rezultate shumë të rëndësishme: një që përcakton nëse organet e një embrioni në zhvillim mund të arrijnë madhësinë e plotë dhe një që rregullon rritjen normale të trupit gjatë zhvillimit embrional.

Po për shkak se studimi ishte kaq i vogël, duhen bërë më shumë kërkime për të kuptuar plotësisht se si ndikon përdorimi i marihuanës në spermatozoide.

Deri atëherë mbani parasysh paralajmërimet e studimeve si ky dhe tregojini djalin tuaj pasojat e pirjes së marihuanës.

Shpërndaje në: