Five Fingers (1952) – filmi mbi prishtinasin Iljaz Bazna, njeriun qe hyri në analet e spiunazhit botëror

Five Fingers  (1952) – filmi mbi prishtinasin Iljaz Bazna, njeriun qe hyri në analet e spiunazhit botëror

Iljaz Bazna alias Cicero, shqiptar nga Prishtina është njëherit njëri prej akterëve më të mëdhenj të historisë së shpiunazhit botëror por edhe ndër pësuesit më të mëdhenj të historisë së këtij zanati. I lindur në Prishtinë më 1904 në dekadën e fundit të jetës Perandorisë Osmane në Ballkan, familja e  Baznas do të zhvendosej shumë heret në Stamboll.

Neutraliteti i Turqisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, e gjeti Baznën tashmë 35-40 vjeçar.  Në atë kohë Turqia nga të dyja kampet ndërluftuese shihej  si një strofull i veprimit të lirë, meqë ky vend nuk ishte i përfshirë nga lufta. Ndërkaq që në historinë e spiunazhit do e fuste infiltrimi i tij në ambasadën britanike në Ankara respektivisht depërtimi deri tek dosjet sekrete të ambasadorit britanik, për t’ia shitur më pas autoriteteve gjermane.

Dekodimi që Bazna i bëri shumë dosjeve/kabllogrameve që kishin arritur nëpër ambasadën britanike në Ankara në kohën e zbarkimit aleat në Normandi, do të çonte në atë që historia e spiunazhit e ka emërtuar si “Afera Cicero”. Dhe jo vetëm kaq. Bazna do tu hynte edhe aventurave dashurore brendapërbrenda vendit të punës.

E mgjithatë doli i mashtruar. Bursa e luftës kishte bërë të veten: pjesa më e mëdha e parave që shqiptarit i’u kaluan nga gjermanët ishin para falso. Vdiq në Stamboll më 1970 në kushte të palakmueshme.

Më poshtë po japim filmin kushtuar tij më 1952, pra në të gjallë të protagonistit. Në rolin e Ciceronit luajti James Mason, nën regjinë e  Joseph L. Mankiewicz

https://www.youtube.com/watch?v=ebgOXMVgU5A

Shpërndaje në: