Sëmundjet e frymëmarrjes, shkak mungesa e diellit në shtëpi
Mekanikisht, kur largohemi nga shtëpia, i ulim grilat, mbyllim dritaret ose tërheqim perdet. Për sigurinë, sigurisht, por edhe për mos lejimin e hyrjes së diellit. Dhe shpesh i mbajmë dhomat në hije edhe kur jemi në shtëpi, sepse drita shumë e fortë është e bezdisshme. Kjo praktikë rezulton të jetë shumë e gabuar: dhomat e kapura nga dielli janë më të shëndetshme. Kjo u zbulua nga studiuesit e Universitetit të Oregonit, të cilët kryen një studim mbi mjedise shumë të vogla me pluhur për të kuptuar nëse dhe si drita e ditës ndikoi në praninë e mikrobeve, veçanërisht atyre që shkaktojnë sëmundje të frymëmarrjes. Hulumtimi, i botuar në revistën mjekësore Microbiome, ka treguar se përhapja bakteriale dyfishohet në pluhurin e dhomave që mbeten në errësirë.
Më pak diell, më shumë bakterie
Ekspertët përdorën një përzierje pluhuri të mbledhur nga shtëpitë dhe e depozituan në dhoma miniaturë, të cilat ishin pjesërisht në errësirë e pjesërisht në diell. Pas 90 ditësh (koha që i duhet pluhurit për t’u vendosur në sipërfaqe pas thithjes) ata kanë analizuar llojet e baktereve të pranishme.
Një kurë natyrale kundër sëmundjeve të frymëmarrjes
Kështu doli se dhomat e ekspozuara ndaj rrezeve të diellit ishin ato me më pak mikrobe, rreth gjysma e baktereve vitale (ato që mund të rriteshin), në krahasim me dhomat e errëta. Dhomat e ekspozuara vetëm ndaj rrezeve UV (jo drita e dukshme) kishin baktere pak më pak jetësore sesa ato të ekspozuara ndaj rrezeve të diellit..
Bakteret në shtëpi
Rreth 10.000 lloje të ndryshme të baktereve qarkullojnë rreth shtëpisë, dhe shumë prej tyre janë të pranishme në kuzhinë.