Aknet nuk duhet prekur, brenda tyre gjenden gjërat më të ndyra të mundshme

Aknet nuk duhet prekur, brenda tyre gjenden gjërat më të ndyra të mundshme

Aknet janë fenomen i zakonshëm, e veçanërisht te tinejxherët. Ato dinë të jenë shkaktar i shumë komplekseve dhe brengave për njerëzit, e kësisoj njerëzit priren t’i largojnë ato nga fytyra duke i shpërthyer.

Por a është kjo zgjedhja e duhur?

Para se t’i shpërtheni aknet, duhet të keni parasysh se në to gjenden gjërat më të ndyra që ekzistojnë.

Aknet janë të mbushura me një ‘koktej’ me përbërje prej: baktereve, qelizave të vdekura të lëkurës, qelizave të bardha të gjakut dhe me sebum.

Këta katër përbërës janë të aftë të krijojnë infeksione të ndryshme.

Prandaj herën e ardhshme që e ndjeni dëshirën për ta shpërthyer një akne, keni parasysh për infeksionet të cilat mund t’ia shkaktoni vetes.

Shpërndaje në: