Kardiologët: Kujdes! I ftohti shton rrezikun e infarktit

Kardiologët: Kujdes! I ftohti shton rrezikun e infarktit

Ata që vuajnë nga problemet e zemrës duhet të bëjnë kujdes gjatë dimrit. Ushqimi, alkooli, udhëtimet për t’u takuar me familjarët, orët e munguara të gjumit dhe i ftohti janë shkaqet, të cilat të kombinuara, çojnë në rritjen e numrit të infarkteve.

Një studim suedez i publikuar në revistën “British Medical Journal” ka nalizuar 300 mijë raste infarktesh në periudhën 1998-2013. Periudha para Krishtlindjeve shënon zakonisht një rritje me 37% të infarkteve, që në ditën e festës zbret në 27%, për të arritur në 20% në 1 janar.

I ftohti mund të ndikojë negativisht në shëndetin kardiovaskular te njerëzit, enët e gjakut të të cilëve nuk janë në gjendje të mirë. Në fakt, rritja me 8 gradë e temperaturës zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër me 3%.

Kardiologët këshillojnë të shmanget lodhja, si heqja p.sh. heqja e dëborës, sidomos në mëngjes. Kombinimi i lodhjes dhe temperaturave të ulëta mund të jetë një armik i vërtetë për zemrën dhe të rrisë rrezikun e një infarkti deri në 34%./a.meta

Shpërndaje në: