I dinit? Nga puthja eskimeze, te ajo e ajrit! Këto janë 5 llojet e puthjeve dhe kuptimet e tyre
Të puthësh do të thotë të japësh dhe të marrësh dashuri.
Sapo takojmë njerëz të rinj apo të afërm, i përqafojmë ose i puthim ata duke krijuar kështu një urë komunikimi tjetër me ta.
Por kush janë kuptimet e puthjeve në mbarë botën? Le t’i shohim ato:
- Puthja mbretërore
Një person që puth në majë të dorës tjetër të ofruar është puthja më formale. Rituali tradicional nuk nënkupton dashuri, është më shumë një përshëndetje e sjellshme dhe e respektueshme mes të huajve që takohen për herë të parë.
- Puthja e ajrit
Puthja në ajër është një përshëndetje dhe përcillet si një gjest i afërt, diçka që mund të bësh me një mik apo një anëtar të familjes kur largohesh prej tyre.
- Puthja e ballit
Jo vetëm që është një veprim i bukur dhe i ngrohtë, por komunikon dashurinë në një mënyrë jo-seksuale. Gjesti zakonisht rezervohet për dikë të veçantë, për dikë që ndieni me të vërtetë.
- Puthja eskimeze
Puthja eskimeze është një puthje intime pa qenë seksuale. Këtë puthje mund ta shkëmbeni kur mbyllni sytë dhe dëshironi të ndjeni frymën e partnerit tuaj.
- Puthja franceze
Nuk ka pothuajse asnjë puthje tjetër që lidh dy vetë më shumë. Kjo puthje shkëmbehet pikërisht kur dy njerëz duhen dhe kalojnë kohë të gjatë me njëri tjetrin.