Bananet luftojnë shumë sëmundje

Bananet luftojnë shumë sëmundje

Banania është një fryt tropikal, por është gati për ushqim në të gjithë botën pothuajse në çdo stinë të vitit.

Vetitë ushqyese dhe medicinale të bananeve janë të njohura gjerësisht, por ne do të japim disa informata të dobishme.

Bananet janë bimë barishtore, edhe pse ato janë shumë të ngjashme me pemët. Ato janë me prejardhje nga Azia, por frutat në Evropë janë sjellë nga Afrika dhe Amerika e Jugut. Është vlerësuar se ka rreth 50 lloje banane.

Për shkak të vetive të saja, bananet janë të përshtatshme për ushqimin dietik. Ato kanë një vlerë energjie prej rreth 100 kalorive.

Bananet përmbajnë bakër, vitaminën A, B6, B12, C, E, mangan, natrium, minerale, kalcium, hekur, kalium, yndyra bimore, acid folik, fosfor, karbohidrate, etj.

Vetitë mjekësore të bananes luftojnë shumë sëmundje si aknet, diabetin, infarktin, kollitjen, sëmundjen e zemrës, ftohjen, gripin, aneminë , sulmin në tru, impotencën, depresionin, kapsllëkun, humbjen e koncentrimit, problemet me tretje, problemet me nerva, etj.

Shpërndaje në: