5 drogat që krijojnë varësi më së shumti në planet

5 drogat që krijojnë varësi më së shumti në planet

Çdokush që ka pirë ndonjëherë ndonjë filxhan kafe e di se jo të gjitha drogat janë të dëmshme në të njëjtën masë.

Kafeina është droga psikoaktive që konsumohet më së shumti në mbarë botën, por që nuk është e rrezikshme për shëndetin e njeriut, transmeton Koha.net.

Për t’i dhënë një ide njerëzve për drogat më të rrezikshme në botë, një ekip i psikiatërve, kimistëve e farmakologëve në Kolegjin Mbretëror të Psikiatërve në Mbretërinë e Bashkuar kanë listuar në mënyrë sistematike ato në bazë të tre faktorëve:

1 – Sa shumë dëmtime fizike shkaktojë ato.

2 – Sa shkaktojnë varësi.

3 – Sa shumë dëm i shkaktojnë ato shoqërisë si një tërësi, duke u bazuar në koston e shpenzuar për shërimin nga to.

Më poshtë janë të renditura 5 substancat që shkaktojnë varësinë më të madhe te njerëzit:

Image

1 – Heroina renditet – 3 nga 3 në bazë të tipareve më lartë

 

Image

2 – Kokaina – 2.4 nga 3

 

Image

3 – Nikotina (cigaret) – 2.2 nga 3

 

Image

4 – Barbiturates – 2 nga 3

 

Image

5 – Alkooli – 1.9 nga 3 /Koha.net

Shpërndaje në: