Si të rrisim fëmijë të mençur dhe të suksesshëm

Si të rrisim fëmijë të mençur dhe të suksesshëm

Një fëmijë i suksesshëm është ëndrra dhe dëshira e çdo prindi. Secili prind kërkon që të gjejë një mënyrë të sigurt për të bërë që fëmija të jetë sa më i suksesshëm por që në fakt nuk ka një rregull të caktuar për këtë.

Por ka studime të ndryshme shkencore të cilat ju udhëzojnë se si t’i rrisni shanset për të rritur fëmijë të suksesshëm e të mençur, shkruan Living. Më poshtë do të lexoni disa këshilla që ju ndihmojnë për këtë.

Mësojini fëmijës aftësitë shoqërore

Një studim 20-vjeçar tregon një lidhje pozitive mes aftësive sociale të fëmijës në çerdhe dhe suksesit të tyre në moshë të hershme. Prandaj, shkencëtarët rekomandojnë të filloni t’i mësoni fëmijët si t’i zgjidhin problemet me miqtë, si t’i ndajnë gjërat me tjerët, si të dëgjojnë pa e penguar tjetrën dhe si t’i ndihmojnë tjerët.

Mos i mbroni më shumë se ç’duhet

Në ditët e sotme, shumë prindër kanë vështirësi t’i lejojnë fëmijët t’i zgjidhin problemet, dhe në vend të kësaj nxitojnë që vet si prindër t’i zgjidhin problemet e fëmijëve. Por, Julie Lythcott-Haims nga Universiteti i Harvardit thotë se është e rëndësishme t’i lejoni fëmijët të bëjnë gabime sepse vetëm kjo i shpie drejt suksesit.

Mos i lejoni të shpenzojnë shumë kohë para ekraneve

Shpenzimi i kohës para ekraneve është ndërlidhur me obezitet, probleme me gjumë, si dhe me probleme me sjelljen. Sipas ekspertëve, koha argëtuese para ekranit duhet të kufizohet në vetëm 2 orë në ditë./mapo

Shpërndaje në: