A duhet t’i përkëdhelim fëmijët? Studimi bën zbulimin që do ju lërë pa fjalë

A duhet t’i përkëdhelim fëmijët? Studimi bën zbulimin që do ju lërë pa fjalë

Përkëdhelja me delikatesë e një fëmije, redukton ndjesinë e dhimbjes, e cilësdo natyre qoftë ajo, që nga dhimbjet e barkut të një të sapolinduri e deri tek dhimbjet e dhëmbëve kur bëhet pak më i madh.

Është kjo ajo që ka zbuluar nj studim anglez i Universitetit të Oxford dhe i John Moores University në Liverpool, i cili monitoroi aktivitetin cerebral të 32 fëmijëve të vegjël, të cilëve iu bën analizat e gjakut.

Gjysma e fëmijëve u përkëdhelën para analizave dhe shfaqën 40% më pak probleme lidhur me dhimbjen.

“Përkëdhelja duket se ka aftësi qetësimi pa pasoja. Studimi zbuloi edhe më shumë detaje ku duhet përkëdhelur rreth 3 centimetër lëkurë para se të përsëritet veprimi”, thotë autorja e studimit Rebeccah Slater, shkruan noa.al.

Studiuesja është e bindur se ky studim, mund të çojë në gjetjen e taktikave qetësuese për fëmijën, pa qenë nevoja për medikamente që reduktojnë dhimbjen.

 

Shpërndaje në: