Ndjeni një gungë të butë nën lëkurë ? Ja çfarë është ajo dhe arsyeja përse krijohet

Ndjeni një gungë të butë nën lëkurë ? Ja çfarë është ajo dhe arsyeja përse krijohet

Një lipom nuk është asgjë më shumë sesa qeliza yndyrore të grumbulluara në formën e një kapsule. Lipoma gjenden zakonisht nën lëkurë, më së shpeshti në kokë, qafë, krahë dhe nën sqetull, por ato mund të shfaqen pothuajse kudo në trup. Këto qeliza nuk janë kancerogjene, megjithatë ideja e të pasurit diçka “të huaj” në trup është e frikshme.

Madhësia e lipomës është zakonisht 1 deri në 3 cm dhe janë të dukshme në lëkurë. Janë të buta, mund të mbeten në një madhësi, ose të rriten ngadalë gjatë viteve. Zakonisht nuk shkaktojnë dhimbje, por vendndodhja dhe fakti që është e dukshme mund të jetë problem për shumë njerëz.

Meqenëse ato zakonisht nuk shkaktojnë dhimbje, lipomat zakonisht nuk trajtohen. Në rast se një lipomë bëhet e dhimbshme, infektohet apo rritet në masë mund të eliminohet përmes një ndërhyrje të thjeshtë. Shkaku i lipomave nuk kuptohet plotësisht, por besohet të jetë trashëguar tendenca për t’i zhvilluar ato.

Indeksi yndyror i një lipome mund të jetë mënyra e trupit për të eliminuar materialin e padëshiruar siç janë toksinat ose mbeturinat, kur këto të fundit nuk janë përpunuar nga mëlçia apo veshkat.

Lëkura është organi më i madh i trupit, kështu që trupi mund të përpiqet t’i  largojë mbeturinat përmes lëkurës, duke shkaktuar një grumbull të dukshëm yndyror nën lëkurë.

 

 

Shpërndaje në: