Puna vullnetare e dhënia e dhuratave sjell përfitime shëndetësore

Puna vullnetare e dhënia e dhuratave sjell përfitime shëndetësore

Ndjesia e ngrohtë që keni kur jepni një dhuratë jo vetëm që ju bën të ndiheni mirë, mirëpo sjell edhe përfitime për shëndetin mendor dhe fizik.

Një studim i vitit 2006 ka treguar se kur njerëzit mendonin të dhuronin para për bamirësi, aktivizoheshin rajone të trurit të lidhura me kënaqësinë.

Dhënia e ushqimit, lodrave, veshmbathjeve apo edhe shpenzimi i kohës suaj me ata që kanë më pak fat mund të zgjasë jetëgjatësinë tuaj.

Një studim i vitit 2013 nga Universiteti Carnegie Mellon në New York e dëshmoi këtë duke analizuar efektet e vullnetarizmit.

Hulumtuesit zbuluan se të rriturit e moshave 50 vjeç e lart që kishin kryer punë vullnetare rregullisht, kishin nivel më të ulët të presionit të gjakut krahasuar me te tjerët.

Shijoni festat e fundvitit duke dhuruar ngrohtësi e dhurata me ç’rast edhe i bëni mire shëndetit tuaj në përgjithësi.

Shpërndaje në: