Studimi: Ata që hanë thonjtë, kanë këtë formë personaliteti

Studimi: Ata që hanë thonjtë, kanë këtë formë personaliteti

    Sipas një studimi të fundit, njërëzit të cilët janë të prirur për të ngrënë thonjtë, kanë tendencën për të qenë perfeksionist. Ndonëse është një zakon i keq, njerëzit hanë thonjtë, pasi asnjëherë nuk arrijnë që të jenë mjaftueshëm, ndaj mërziten mjaft lehtë. Në këtë studim kanë marrë pjesë 48 persona, 24 prej të cilëve kishin sjellje të përsëritura të ngrënies së thonjve, dhe 24 prej tyre nuk e kishin një të tillë.

Një hulumtim i bërë në Montreal thotë se :

“Ne besojmë se njerëzit me këto sjellje të përsëritura mund të jenë perfeksionistë, që do të thotë se nuk janë në gjendje të relaksohen dhe të kryejnë detyrën me një ritëm normal”.

Siç tregon Kieron O’Connor: “Prandaj, ata janë të prirur ndaj zhgënjimit, padurimit dhe pakënaqësisë kur nuk arrijnë qëllimet e tyre. Ata gjithashtu përjetojnë nivele më të larta të mërzisë”.

Shpërndaje në: