Pesë shembuj të çuditshëm të ekzistencës së paradoksit në sjelljen tonë njerëzore

Pesë shembuj të çuditshëm të ekzistencës së paradoksit në sjelljen tonë njerëzore

Njerëzit janë një specie irracionale, kontradiktore pafundësisht e paqëndrueshme. Për shkak të kompleksitetit dhe të paparashikueshmërisë së mendjeve tona, dhe faktit që shumica e sjelljeve sonë janë të dominuara nga pavetëdija jonë, ne veprojmë në mënyra shumë të çuditshme, që bien shpesh ndesh me atë që ndiejmë brenda nesh.

Ndoshta një nga kuptimet më të mëdha që mund të kemi në jetë, është se çdo gjë nuk është siç duket në sipërfaqe, veçanërisht tek njerëzit. Pra, të qenit në gjendje për të parë qartë, dhe vlerësuar dykuptimësinë dhe natyrën kontradiktore të gjithçkaje përrreth nesh, na jep një kuptim dhe vlerësim më të thellë të të tjerëve. Më poshtë, po rendim 5 shembuj interesantë të paradokseve që verehen shpesh tek sjelljet njerëzore. Mos harroni se jo të gjithë shembujt e paradokseve janë gjithmonë të vërtetë, por vetëm ndonjëherë.

Vetëbesimi deri në arrogance, është reflektim i ndjenjave të brendshme të dobësisë dhe inferioritetit.

Për të kompensuar ndjenjat e pafuqisë, njerëzit (më shpesh meshkujt), e zëvendësojnë këtë me vetëbesimin e tepruar, agresivitetin dhe shfaqjen e një sjellje dominuese ndaj të tjerëve. Por ironikisht, kjo e mashtron mashtron personin të besojë (të paktën me vetëdije), se është një mashkull apo femër “alfa” (lider), pavarësisht nga frika e tyre paradoksale dhe e pandërgjegjshme e të qënit të “dobët” apo të “vegjël”. Pra, kur takoni një person që është vazhdimisht duke u përpjekur të “jetë njëshi”, kjo është pothuajse gjithmonë reflektim i një kompleksi të rëndë inferioriteti

Lirshmëria në jetën seksuale, është reflektim i ndjenjave të brendshme të shëmtisë dhe pavlefshmërisë.

Veçanërisht tek gratë, fjetja me shumë meshkuj brenda një periudhe të shkurtër kohore, apo të qënit e “lehtë”, portretizohet shpesh si diçka e përshtatshme për femrat fatale, nimfomaniaket dhe “të përdalat”. Megjithatë përtej kësaj, qëndron shpesh ndjenja e pasigurisë së madhe, veçanërisht në lidhje me imazhin e trupit dhe vetëbesimin. Paradoksalisht, sa më shumë që një person shkon ne shtrat me njerëz të tjerë, aq më i vlefshëm ndihet ai (dhe njëkohësisht i padenjë), duke ikur dhe iu rrithyer në të njëjtën kohë ndjenja e pavlefshmërisë.

Sa më i ëmbël është një person, aq më i egër është ai në realitet

Ndonëse nuk është përherë kështu, sa më i këndshëm është një person, aq më shumë element te errët përpiqet të shtypë nën vete. Nëse nuk jeni shumë të informuar, nuk është gjithmonë rasti që njerëzit në dukje të ëmbël, të jenë tërësisht shenjtorë. Në fakt, njerëzit që iu bëjnë qejfin të tjerëve, janë shpesh personat më të zemëruar, të depresionuar dhe në ankth, për shkak se i shtypin elementët e tyre më pak socialë, dhe për këtë arsye bëhen më të egër dhe neurotikë.

Sa më i qetë është një person, aq më i zhurmshëm është ai

Temperamenti i polarizuar i personalitetit të personave introvertë dhe ekstroversrë, na jep shembuj interesantë të paradoksit të sjelljeve njerëzore. Ndërsa extrovertët janë shumë të zëshëm dhe të shoqërueshëm, ata janë në vetevete të heshtur, të dëshpëruar dhe shpirtërisht të trazuar.

Për shkak se botët e tyre të jashtme janë kaq të shkëlqyeshme dhe socialisht plot, botët e tyre të brendshme shpesh janë të zbrazëta dhe “të qeta”. Në mënyrë të ngjashme, ndërsa introvertët janë shumë të rezervuar dhe të heshtur në rrafshin social, brenda tyre botët janë të mbushura me mendime, imagjinatë dhe gjallëri.

Njerëzit më gazmorë, janë shpesh njerëzit më të trishtuar

Ne mendojmë se njerëzit gazmorë, sidomos kllounët dhe komedianët profesionistë, janë tejet të lumtur dhe me humor të mirë. Por çuditërisht, shumë prej tyre janë shpesh njerëzit më të trishtuar, pasi humori përdoret shpesh si një mekanizëm mbrojtës kundër emocioneve të errëta. Mjafton të përmendim rastin e komedianit të njohur amerikan Robin Uilliams, që vrau veten pak kohë më parë apo Xhim Kerri dhe komedianëve të tjerë të njohur, që kanë vuajtur nga depresioni apo sëmundje të tjera të rënda mendore.

Përveç humorit që përdoret për të maskuar problemet më të rënda, komedianët zakonisht janë njerëz jashtëzakonisht inteligjentë, të cilët mund të shohin lehtësisht përmes gënjeshtrave dhe iluzioneve të shoqërisë, duke përdorur zgjuarsinë e tyre për të kapur vëmendjen e audiencës së tyre, duke zbuluar natyrën e çmendurisë së vërtetë të njerëzimit.

Shpërndaje në: