Arsyet pse femrat i zë më shpejtë alkooli
Konsumimi i alkooli shpesh ndodh që njerëzit t’i sjellë në humbje të vetëdijes, kjo pas konsumimit të tepërt të tij.
Por ekzistojnë dallime mes burrave dhe femrave edhe nëse konsumojnë sasi të njëjtë të alkoolit, kjo pije do t’i zë më shpejtë gjininë e bukur.
Arsyet se pse ndodh kjo janë si vijojnë: sipas studimeve femrat kanë më pak ujë në trup dhe kjo nënkupton se niveli i alkoolit në gjak do të jetë më i përqendruar.
Po ashtu femrat kanë mëlçi më të vogël se meshkujt, dhe kjo e bën femrën më të prekshme ndaj dëmtimeve nga alkooli se sa meshkujt.
Gjithashtu femrat kanë më shumë yndyrë në trup në krahasim me meshkujt, dhe alkooli nuk absorbohet në inde yndyrore, kjo bën që tek femrat niveli i alkoolit në gjak të jetë më i përqendruar.