Njerka rreh dhe lë pa ushqim djalin 5 vjeçar
Një grua 37-vjeçare u dënua me 28 vjet burg për abuzim dhe keqtrajtim të djalit të partnerit të saj. Tammi Bleimeyer, e arrestuar në vitin 2015, e detyroi fëmijën të jetojë i mbyllur poshtë shkallëve në shtëpi, vend që u quajt banesa e Harry Potterit. Jo vetëm kaq, por ajo e la fëmijën pa ushqim dhe pa asnjë kusht minimal higjiene.
Historia e tmerrshme e rrahjes dhe torturave
Fëmija shpëtoi pasi policia zbuloi kushtet në të cilat jetonte. Ishin fqinjët ata që ngritën alarmin, të frikësuar nga britmat e vazhdueshme. Babai dhe njerka e djalit janë përballur me akuzat e tentativës për vrasje. Policia e ka gjetur foshnjën me plagë në trup dhe dukshëm nënpehsë.
Fëmija peshonte 13 kilogramë
Kur u gjet fëmija ai peshonte vetëm trembëdhjetë kilogramë dhe për këtë u dërgua menjëherë në spital, ku iu nënshtrua trajtimit të nevojshëm. Ai ishte kequshqyer, me kocka të zgjatura.
Tortura që kaloi fëmija 5 vjeçar
Hetuesit raportojnë se për katër vite, djali i vogël nuk lejohej të hante në tryezë me të gjithë. Madje fëmija është droguar dhe elektrizuar.