Produkte kozmetike me përmbajtje kanabisi

Produkte kozmetike me përmbajtje kanabisi

Ka disa produkte kozmetike, si përshembull vaji i kërpit që kanë në përbërjen e tyre përmbajtje kanabisi. Këto produkte mund të përdoren për flokët, fytyrën, trupin por a kanë efekte të njëjta me ato të kanaibisit, të afta për të ndryshuar gjendjen mendore?

Përmbajtja e kanabisit

Dermatologët shpjegojnë se vaji i kërpit CBD është me nivele më të ulëta të THC sesa marihuana, (e cila është përgjegjëse për gjendjen mendore të ndryshuar) dhe nivele të larta të CBD. Është gjithashtu një burim i pasur i acideve yndyrore dhe ushqyesve të tjerë që kanë përfitime për lëkurën tuaj. “Studimet kanë treguar se mund të përmirësojë funksionin e reduktuar të shtresave të lëkurës, të përmirësojë hidratimin, të minimizojë humbjen e lagështisë dhe të ulë inflamacionin”.

Veprimi në lëkurë

Shumë nga këto produkte janë të orientuara drejt përfitimeve anti-inflamatore sepse receptori primar për CBD gjendet në qelizat imune, ku ndodh inflamacioni. Shumë nga problemet e lëkurës janë të lidhura me inflamacionin, prandaj ka kaq shumë biseda për fuqinë e CBD në industrinë e bukurisë.

Më shumë kërkime për vajin CBD dhe përfitimet e tij janë të nevojshme, por dermatologët theksojnë se aftësia e përbërësit për të rregulluar rritjen e qelizave, zvogëlimin e inflamacionit dhe stimulimin e yndyrave të rëndësishme në lëkurë dhe gjëndra dhjamore mund të ndihmojë në informimin e trajtimeve për probleme të tjera të lëkurës lëkurë të thatë, psoriasis dhe ekzemë.

Sipas tyre produktet e bukurisë së kanabisit sigurisht që ia vlen të provohen.

Shpërndaje në: