Të ndërtosh, të banosh, të mendosh (III)
Martin HEIDEGGER
Të vdekshmit – teksa shpëtojnë tokën – banojnë (në të) thënë sipas përdorimit të vjetër që i bën Lessingu . Shpëtimi nuk vije vetëm nga ruajta e diçkaje nga rreziku. Shpëtim do të thotë ta lësh një gjë të lirë në thelbin e vet. Shpëtimi i tokës nuk nënkupton çlirimin e saj nga eksploatimi pafund i saj. Nuk përbën shpëtim toke (as) zotërimi me tokën/nëpërkëmbja e saj. Një gjë e tillë do të ishte hapi i fundit drejt rënimit të saj.
Të vdekshmit banojnë përaq sa e pranojnë qiellin për qiell. Diellin dhe hënën me rrugëtimet e tyre; Yjet me rrugët e tyre; dhe teksa stinët me motet e tyre të serta e të buta i lënë rehat në hallin e tyre. S’ngarrendin ta bëjnë natën ditë e as ditën ta trazojnë.
Vdekatarët banojnë në thelbin e tyre, vetëm për aq sa e shoqërojnë ardhjen e vdekjes si vdekje. Me fjalë tjera teksa në mundësinë e bërjes së vdekjes si vdekje – respektivisht në shërbim të ardhjes së kësaj vdekjeje ashtu siç është më së miri – e shoqërojnë këtë ligjësori. Shoqërimi me thelbin e vdekjes nuk nënkupton përqëllimimin e vdekjes si hiç, a asgjësim. E as s’mund të thuhet se u errësohet banimi teksa shikojnë pa përqëndrim drejt fundit.
Në shpëtimin e tokës, pranimin e qiellit, pritjen e hyjnorëve, shoqërimin e të vdekshmëve i’a mbërrin Katërshja katërcepëshe (Qenia) si ruajtëse. Ruajtja këtu nënkupton hetimin e Katërshës në thelbin e saj.
Meqenëse banimi ruaka Katërshën katërcepëshe, ateherë ku fshehet thelbi i Katërshes ? Si e realizojnë të vdekshmit këtë banim ruajtës ? Po të nënkuptonte banimi vetëm gravitimin e përbashkët në tokë, nën qiell, në gjunjë të hyjnorëve dhe me të vdekshmit, këta të fundit nuk do e zotëronin kurrë këtë aftësi ruajtëse. Ndaj edhe banimi në singularitetin e vet, nënkupton gjithnjë gravitim pranë sendeve. Të banosh së ruajtuari nënkupton fshehjen e Katërshes në vendgravitimin e të vdekshmëve. Brenda lëndëve.
Por ky gravitim në lëndë, nuk nënkupton shtimin e një gjëje të re në këtë ruajtëse katërcepëshe. Përkundrazi: prezenca e saj në lëndë, apelon në llojin singular të ngulimit të katërcepëshit përbrenda unicitetit të Katërshes. Banimi ruan thelbin e Katërshes përmes përçimit (të saj) tek sendet. Por lëndët si lëndë (sende), vetëm si të shpaluara në thelbin e tyre, pra në të qenit të lira e të shpenguara mund garantojnë strehimin e Katërshës . Si ngjan kjo? Kështu: të vdekshmit shikojnë vërdallë gjëra që rriten dhe ashtu hedhin shtat/zhvillohen edhe vet.
Kurse gjërat që s’rriten i ngulisin/ndërtojnë vetë. Kësodore rritja dhe ngritja në kuptimin e ngushtë të fjalës janë ndërtime. Për sa kohë që banimi e mban Katërshën (Qenien) në brendësi të lëndeve/sendeve, ky mbarsim nënkupton ndërtim. Kështu mbërrijmë tek tragu i pyetjes së dytë.
II
Sa përkon ndërtimi me banimin ?
Vijon