Ky është modeli më i mirë Mercedes-Benz për vitin 2019 (Foto)
Ky është Mercedes-Benz G-Class 350d i 2019-ës
Modeli që shohim në foto dhe video është modeli bazë Mercedes-Benz G-Class 350d i cili pritet të jetë në dispozicion për shitje nga janari i vitit të ardhshëm.
Ai pritet të vijë me motor dizel 3.0-litër me gjashtë cilindra e kapacitet prej 210 kW/286 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Po ashtu, G-Class 350d i ri do të jetë në dispozicion me marshin automatik 9G-TRONIC.
Gjithashtu, me këtë motor ky G-Class 350d i ri shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 7,4 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 199 km/h, si dhe shpenzon karburant mesatarisht 9.6-litra në 100 km.
Sa i përket çmimit, ende nuk është zbuluar se sa do të kushtojë ky model i ri i 2019-ës.