Çfarë mendojnë burrat për trupin e bashkëshortes pas lindjes?

Çfarë mendojnë burrat për trupin e bashkëshortes pas lindjes?

Sipas një sondazhi të fundit, një gruaje i duhen rreth 547 ditë për tu ndjerë sërish seksi pasi ka sjellë në jetë fëmijën. A është i vërtetë ky rezultat për të gjitha gratë? Sigurisht që jo. Ndjesia dhe perceptimi i secilës është individual. Po burrat si e shohin trupin e gruas së tyre pasi ajo ka sjellë në jetë një fëmijë? Edhe ky perceptim është i ndryshëm në çifte të ndryshme. Siç është një ndryshim i madh për gratë, kështu mund të jetë edhe për bashkëshortet e tyre.

 Mendimet e disa burrave për trupin e bashkëshortes pas lindjes

“A e dua trupin e gruas sime pas lindjes? Po, shumë. Gjinjtë e bashkëshortes sime janë gjithmonë të mrekullueshëm. Por pas lindjes ato u rritën më shumë dhe mua më pëlqejnë edhe më shumë tani”.

“Trupi i gruas sime ka ndryshuar shumë për të mbajtur brenda vetes djalin tonë. Ajo ka një trup të bukur, të fortë, gjithë trupi i saj është shumë seksi”.

“Gruaja ime ka qenë gjithmonë seksi, por e them me sinqeritet ajo është bërë më seksi tani. Ajo vërtet ka marrë disa kile pas foshnjes, por është bërë më e butë, e ndjeshme dhe mua më pëlqen shumë ta prek tani”.

“M’u desh kohë e gjatë për t’u joshur seksualisht nga gruaja ime pasi lindi vajza. Ishte e çuditshme për mua që ta shikoja trupin e saj sërish në aspektin seksual. Format e saj kishin ndryshuar, ishte zgjeruar shumë. Kaluan rreth 6 muaj derisa mua mu rikthye sërish dëshira të kryeja marëdhënie me të”.

“Unë e dua dhe e pëlqej gruan time pavarësisht formave të saj trupore, por tani ajo më tërheq më shumë se kurrë sepse trupi i saj është përshtatur për të siguruar rritjen e fëmijës sonë”.

“Unë nuk mund të bëj dallimin mes trupit të gruas sime para dhe pas lindjes së fëmijës. Ndoshta sepse ajo ka kryer shumë aktivitet fizik në shtatzani. Unë e dua dhe mbetet shumë seksi për mua”.

Shpërndaje në: