Gripi mund të jetë vdekjeprurës nëse vuani nga kjo sëmundje
Disa studime të kohëve të fundit kanë zbuluar se pacientët me diabet të tipit 1 dhe 2 kanë rrezik trefish më të lartë që gripi të ketë komplikime serioze që mund të çojnë deri në vdekje.
Prandaj, kohët e fundit, ndër udhëzimet kundër diabetit është edhe vaksina e gripit.
Marrëdhënie e rrezikshme mes gripit e diabetit
Në fakt, ekziston një lidhje midis diabetit dhe gripit që rrezikon seriozisht diabetikët të cilët, megjithatë, nuk e perceptojnë këtë rrezik. Ekspertët kanë theksuar rolin e gripit në shkaktimin e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë tek njerëzit me diabet në çdo moshë.
Faktorët e rrezikut
Faktorët kryesorë të rrezikut të diabetit janë: obeziteti, hipertensioni, pasiviteti fizik, trigliceridet dhe kolesteroli. Ndër simptomat janë kryesisht: lodhja, nevoja për të urinuar shpesh, etja, shërimi i ngadaltë i plagëve, humbja e papritur e peshës dhe shikim i paqartë.