Si të kujdeseni për sytë e ndjeshëm?
Çdo gjë që shohim përbën 80% të kujtimeve tona, prandaj rëndësia e syve është e pakrahasueshme dhe mbrojtja e tyre duhet të bëhet patjetër.
Secili prej nesh ka të paktën një herë në jetë probleme me sytë, probleme të tilla mund të jenë si skuqja, kruarja apo dhimbja, njofton Klan Kosova.
Dhe nëse keni sy të ndjeshëm dhe vuani shumë shpesh nga këto simptoma, sytë tuaj kanë nevojë për një kujdesie më të shtuar.
Në këtë kujdes hyjnë higjiena, mos përdorimi i lenteve të kontaktit, pastrimi i fytyrës dhe mjeteve të grimit, përdorimi sa më i kufizuar i mjeteve elektorinike, përdorimi i syzeve etj.
Gjithashtu në rast të skuqjes është me rendësi që të vendoset një fasulet mbi sy e ngrohtë ose e ftohtë në mënyrë që të largohet skuqja.