Veprimet që duhet shmangur për të mos dëmtuar veshkat
Dëmtimet e veshkave zakonisht nuk ndodhin brenda natës. Ky është një proces gradual që zhvillohet më shpesh gjatë disa viteve, si rezultat i zakoneve të këqija të jetës dhe trajtimit të jo adekuat të sëmundjeve të tjera, si diabeti dhe presioni i lartë i gjakut.
Këto janë disa nga zakonet që ju duhet të shmangni për një shëndet të mirë të veshkave:
Pini duhan.
Nuk matni presionin e gjakut.
Merrni barna pa u konsultuar me mjekun.
Nuk stërviteni.
Nuk hani ushqim me rregull.
E teproni me alkool.
E teproni me konsumimin e kripës.
Nuk pini ujë sa duhet.
Konsumoni tepër ëmbëlsira.
Nuk shkoni me kohë në tualet.