Sa është i plakur trupi juaj në bazë të asaj se në çfarë forme jeni?
Ushtrimet u këshillohen të gjithëve, sepse janë të shkëlqyeshme për shëndetin.
E dini sa vjet i keni dhe sado që të dëshironi që ai numër të zvogëlohet, kjo thjesht është e parealizueshme.
Çfarë janë vitet tuaja të fitnesit? Janë këto vite të cilat mund të rriten, por edhe të zvogëlohen varësisht nga masat tuaja vitale. Nocioni ka lindur në vitin 2006, ndërkaq e ka shpikur norvegjezi Ulrik Wisloff, profesor i psikologjisë fizike, i cili ka zhvilluar algoritmin i cili na zbulon se sa vërtet është i plakur trupi ynë.
Kështu mund t’i llogaritni vitet tuaja të fitnesit, hap pas hapi. Mirëpo, mbani në mend, çfarëdo që të bëni nuk mund ta ndryshoni numrin në certifikatën e lindjes.
E gjitha që duhet të bëni është që të ndiqni këta hapa. Bëni disa prej këtyre testeve, shtoni vitet dhe pjesëtoni me 5, pastaj shtoni testin tuaj të lëvizshmërisë në mënyrë që të zbuloni vitet tuaja të fitnesit. Nëse nuk jeni të kënaqur me numrin të cilin e keni përftuar, kushtoni pak ushtrimit tuaj dhe situata do të përmirësohet.
Vaponi1,6 kilometra dhe matni kohën. Nëse keni vrapuar për më pak se 7 minuta e 20 sekonda, atëherë keni 25 vjet të fitnesit, më pak se 8 minuta keni 45 vite, ndërkaq më pak se 8 minuta e 40 sekonda keni 55 vjet. Nëse koha juaj është më shumë se 8 minuta e 40 sekonda, atëherë trupi juaj është 65 vjet.
Mund t’i matni vitet tuaja duke bërë pompa. Deri në 28 pompa mund t’i bëni nëse trupi juaj është i vjetër 25 vjet, 21 pompa i bëjnë ata të cilët i kanë deri në 35, ndërkaq 16 ata me 45 vjet plakje të trupit. Çdo gjë nën 11 konsiderohen 65 vjet të fitnesit.
Kur është fjala koordinimit, atë mund ta ndiqni me ndihmën e kërcimit me litar. Nëse kërceni më shumë se 50 herë, trupi juaj i ka 25 vjet fitnesi, ndërkaq për 45 kërcime konsiderohet që keni 35. Me 35 kërcime i keni 45 vjet, me 25 i keni 55, ndërkaq me vetëm 10 i keni 65 vjet fitnesi.
Lëvizshmërinë do ta verifikoni me galiç me duart mbi kokë. Merrni një shkop dhe qëndroni vertikalisht me këmbë hapura në gjerësi të supeve. Mbani shkopin mbi kokë dhe bëni pompa. Përpiquni të mbani trupin tuaj në pozitë të drejtë pa përkulje përpara.
Mund të llogarisni vitet tuaja të fitnesit edhe me ndihmën e këtij kalkulatori, nëse procedura ju duket e komplikuar.