A e dëmton diabeti trurin?

A e dëmton diabeti trurin?

Diabeti është ndërlidhur me një numër të madh të komplikimeve shëndetësore, siç janë sëmundjet e veshkave.

Por, hulumtimet e reja kanë zbuluar se personat e moshuar që kanë tipin 2 të diabetit mund të kenë më shumë vështirësi edhe me mendim dhe kujtesë,

Gjatë studimit 5-vjeçar, pjesëmarrësit me diabet kanë pasur dobësim të kujtesës verbale dhe rrjedhshmërisë.

Por, ndonëse kujtesa dhe funksioni ekzekutiv (aftësitë e mendimit dhe planifikimit) ishin dobësuar në shkallë më të madhe te personat e diagnostikuar me tipin 2 të diabetit, kjo nuk ishte vërejtur në vëllimin e trurit.

Shkencëtarët thonë se janë befasuar nga ky zbulim, pasi që nuk kanë gjetur një lidhje mes madhësisë së trurit dhe problemeve me mendim e kujtesë.

Sidoqoftë, shkencëtarët thonë se mesazhi i përgjithshëm i këtij studimi është i thjeshtë: tipi 2 i diabetit ndikon në funksionin e trurit.

Vlen të ceket se edhe studimet e mëhershme kanë konstatuar se diabeti mund t’ua dyfishojë personave me diabet rrezikun e zhvillimit të demencës.

Shpërndaje në: