Thoni ç’të doni, por këto 5 gjëra për lidhjen tuaj duhet t’i mbani sekret
Thoni ç’të doni, por jo të gjithë duhet të dinë gjithçka për lidhjen tuaj. Ka disa gjëra që duhet t’i mbani sekret në lidhje me raportin intim me partnerin.
Fakti që mund t’i tregoni dikujt se nuk e duroni dot vjehrrën apo ai/ajo nuk është gjë në shtrat, nuk do t’ua zgjidhë problemin.
Ndaj më poshtë mund të lexoni 5 gjërat që duhet t’i mbani sekret për hir të lidhjes suaj:
Nëse keni kohë pa bërë seks
Mos gaboni t’ja thoni mikut tuaj diçka kaq personale. Përgjigjia e tyre do jetë: Oh mos u shqetëso, sepse edhe ata kanë të njëjtin problem. Irina Firstein, terapiste çiftesh nga New York, sqaron se kjo gjë nuk e ndihmon çiftin të kalojë problemet e tyre.
Nëse nuk e duroni dot vjehrrën, ose kunatën
Edhe pse është e vështirë të mos shpreheni për këtë gjë, bëni durim. Mbajeni për veten tuaj, sepse nuk i dihet nëse këto fjalë do shkojnë në veshin e tyre. Mos i prishni punë vetes suaj.
Nëse ai/ajo ka tradhtuar
Edhe nëse dyshoni se partneri juaj po ju tradhëton, nuk duhet t’i tregoni askujt, qoftë edhe njerëzve tuaj të afërt. Këtë gjë duhet ta mbani të fshehtë, derisa ta vërtetoni. Gjithashtu edhe nëse jeni ju që po tradhëtoni, nuk duhet të tregoni. Nuk është gjë e lehtë për t’u thënë.
Nëse keni një sekret në familje
Nëse partneri juaj ju ka thënë një sekret për familjen e tij, mos shkoni direkt tek shoqëria për t’ja treguar. Gjërat personale, sipas intv.al nuk duhen treguar as te miqësia e ngushtë. Nuk ka pse ata të dinë gjëra që partneri juaj jua ka treguar me mirëbesim.
Nëse partneri nuk i menaxhon mirë paratë
Bisedat në lidhje me menaxhimin e parave, janë delikate. Nuk duhet të ankoheni te të tjerët në lidhje me mënyrën si partneri juaj harxhon paratë.