Si ta zgjosh fantazinë e çdo mashkulli?

Si ta zgjosh fantazinë e çdo mashkulli?

Shumë lehtë, vetëm përcilli këto këshilla!

BËHU E NATYRSHME

Natyrisht, të gjitha femrat duken bukur kur rregullohen, mirëpo duku seksi ashtu siç di vetëm ti: përdor deodorant të mirë, flokët le të jenë të pastra, bëj një grim të theksuar.

BEFASOJENI ME MIRËKUPTIM

Mos mërmërit bash përherë kur vonohet, thuaji që e kupton kur është i lodhur për shkak të punës… Vepro në këtë mënyrë, edhe nëse nuk je mu ashtu siç tregohesh, ndërkaq ai do të të shpërblejë.

SHOQËROHU ME MIQTË E TIJ

Trego interesim për miqtë e tij. Lejoji vetes që të përfshihesh në bisedat dhe aktivitetet e tyre, mirëpo patjetër duhet të sillesh si damë e vërtetë, në mënyrë që të jesh e sigurt që të trajtojë si të tillë.

FLIRTO

Nuk është poenta që dikë ta bësh xheloz apo të krijosh probleme ndërmjet miqve. Të gjithë duhet ta dinë që ti i përket vetëm një mashkulli.

MBAJ MENDIMIN TËND

Nëse ke qëndrimin tënd lidhur me ndonjë temë, mos u frikëso që të bësh debat. Nga ana tjetër, nuk është mirë të shtiresh si “e gjithëdijshme”. Gjithashtu duhet të jesh e gatshme që t’i dëgjosh edhe të tjerët.

RELAKSOHU

Nëse ai të çon në darkë, nuk ka arsye që të mos e prishësh dietën – shumica e meshkujve vlerësojnë femrën e cila kënaqet me ushqim. Njësoj vlen edhe për alkoolin – mund të jetë argëtuese kur pak ju bën “qejfli”, mirëpo pini pak, bash vetëm pak.

BISEDO LIDHUR ME SEKSIN

Mos të të vijë turp të tregosh që e do seksin, të dijë se ç’dëshiron, shkruan femina. Mos harro t’i thuash që ke menduar për të derisa ishte duke bërë dush, mirëpo dërgoji një sms “perverse” kur më së paku e pret.

MERR KONTROLLIN NDONJËHERË

Vetëbesimi mund të jetë afrodiziak i vërtetë. Pra, kur femra e merr “timonin” në shtrat, mund të jetë realizim i fantazisë së mashkullit.

 

Shpërndaje në: