Ha 6 kg çokokrem në muaj për të patur të pasmet më të mëdha në botë

Ha 6 kg çokokrem në muaj për të patur të pasmet më të mëdha në botë

Një modele suedeze ka vendosur që të ndjekë një dietë me shumë kalori vetëm që të ketë të pasmet më të mëdha në botë.

Ajo është 24-vjeçarja Natasha Crown nga Gotenburgu. Kjo e fundit thotë se sa më të madhe ta ketë prapanicën, aq më seksi ndihet.

E nëse thuajse të gjitha femrat bëjnë kujdes në ushqimet që zgjedhin për të konsumuar, Natasha habit me zgjedhjet e saj.

Image

Ajo ha pica, makarona dhe 15 kavanoza me çokokrem në muaj që të fitojë sa më shumë peshë të jetë e mundur.

“Unë do të bëj të pamundurën që të kem të pasmet më të mëdha në botë”, tha Natasha për “The Sun”.

Lidhur me këtë vendim të 24-vjeçares jo të gjithë janë dakord, pasi prindërit e saj janë të shqetësuar për shëndetin e saj.

Image

“Është e vështirë për ata që të shohin tek unë ndryshimin që po pësoj. Ndonjëherë janë treguar shumë të ashpër me mua duke më thënë se “ngjaj si lopë”. Nuk e kuptojnë se po e bëj këtë gjë dhe unë u them se si është e mundur që t’i flasin vajzës së tyre me atë gjuhë”, ka shtuar 24-vjeçarja.

Shpërndaje në: