Kjo është gjëja e vetme që duhet të bëni për të qenë më bindës
Nëse po grumbullon para për një kauzë apo po kryen një sondazh, mund të duket më efektive t’u dërgosh email qindra miqve, të afërmve dhe kolegëve. Në fakt nuk është!
Një studim i publikuar së fundmi zbuloi se duke bërë një kërkesë personalisht ka 34 herë më tepër sukses, sesa duke e kërkuar përmes e-mail-it.
Hulumtuesit zgjodhën disa pjesëmarrës që do t’u kërkonin 10 të huajve për të plotësuar një studim, gjysma e pyetur personalisht dhe gjysma me e-mail, duke përdorur të njëjtin skenar. Jo vetëm që pjesëmarrësit mbivlerësuan sesa bindëse ishte të kërkonin diçka ballë përballë, ata nënvlerësuan suksesin e fushatave të tyre të email-it.
Rezultoi se t’u kërkosh gjashtë njerëzve të bëjnë diçka ballë për ballë arrin po aq sukses, sa t’u dërgosh e-mail 200 personave.
Kjo ndodh, sepse të huajt janë dyshues për hapjen e një email-i dhe klikimi mbi një link të dërguar nga dikush që nuk e njohin. Gjithashtu studimi doli në konkluzion se ndërveprimi i njerëzve nga kërkesat që u vinin ballë për ballë ishte shumë në ndryshe.
Kështu që herën tjetër që dëshironi t’i kërkoni një nder dikujt, pyeteni personalisht.
Burimi: Business Insider