Shpërthen fushata kundër Viva Fresh, pas raportimit të Periskopit për shkeljet ndaj punëtorëve (Foto)
Qindra qytetarë kanë filluar të postojnë komente në faqen zyrtare të kompanisë “Viva Fresh ”, pas raportimit të Periskopit për shkeljet që kjo kompani bënë ndaj punëtoreve të saj.
#8orePune dhe #RespektperPuntoret janë komentet që po shkruhen në profilin e “Viva Fresh” në Facebook.
Por duket se kjo nuk po iu pëlqen aspak menaxherëve të kësaj kompanie, meqë vazhdimisht po fshihen komentet e qytetarëve të revoltuar me faktin që punëtoret e “Viva Fresh ”, detyrohen të punojnë deri në 15 orë pa kompensim si dhe gjatë vikendeve.
Shih komente te qytetarëve:
Periskopi raporti dy ditë më parë për këto shkelje.
Çdo ditë thuajse, punëtorë të marketeve nëpër komunat e Kosovës ankohen për orar të stërzgjatur, trajtim jo adekuat, shkelje të të drejtave të tyre themelore etj.
Periskopi nga burimet e veta ka mësuar se “Viva Fresh ” ka kaluar çdo normë të shkeljeve gjatë këtyre ditëve kur gjendemi edhe në prag të festave të fund vitit. Mësohet se këta punëtorë po punojnë me orare të stërgjatura deri në 15 orë dhe pa asnjë orë pauzë.
Në gjitha pikat e “Vivës” ka hyrë në fuqi edhe vendimi për punë pa asnjë ditë pushim deri pas festave të fund vitit. Përveç kësaj, orët shtesë nuk do u paguhen fare.
“Para disa ditësh i kanë mbajte deri në ora 5 te mëngjesit ku atyre që kanë qenë pasdite u është dashur të punojnë 15 orë. Aty shkelen te gjitha te drejtat e punëtorëve. Gjithashtu, trajtimi nga ana e menaxhereve te ‘Viva Fresh’ ndaj punëtorëve është i tmerrshëm”, ka thënë ky burim për Periskopin.
Po ashtu, mësohet se tash hapja e marketeve po bëhet prej orës 6, e jo sikurse më herët që rregull ka qenë të hapen në orën 7 të mëngjesit.
Periskopi disa herë kishte raportuar për shkeljet flagrante të të drejtave të punëtorëve nga marketet e mëdha, në prag të festave të fund vitit. Asnjëherë nuk e rrisin numrin e punëtorëve, por i keqtrajtojnë ata që i kanë./Periskopi