15 rastet kur partneri ju dhunon emocionalisht dhe psikologjikisht (në mënyrë të fshehtë)
Abuzimi është përcaktuar si çdo sjellje që është projektuar për të kontrolluar një tjetër qenien njerëzore nëpërmjet përdorimit të taktikave të tilla si frika, poshtërimi, frikësimi, faji dhe manipulimit. Ndonës abuzimi emocional nuk është i dukshëm e nuk lë plagë te jashtme, mund të jetë po aq i dëmshëm edhe më shumë se abuzimi fizik. Shumë njerëz në një marrëdhënie abuzive emocionalisht mendojnë se mungesa e lëndimit fizik do të thotë mungesë abuzimi në tërësi, por nuk është e vërtete. Abuzimi emocional mund të dëmtojë seriozisht shëndetin emocional, duke shkaktuar ankth , depresioni, ulje e vetëbesimit dhe vetëvlerësimit dhe vetërespektit.
Abuzimi emocional është shpesh psikologjikisht më i dëmshëm se abuzimi fizik, pasi viktimat kanë më shumë gjasa për të fajësuar veten. Rruga për shërimin nga abuzimi emocional është i gjatë, por hapi i parë është që të njohin një marrëdhënie abuzive emocionalisht. 15 shenjat që po abuzoheni nga partneri juaj:
- Kur ai ju turpëron qëllimisht përpara të tjerëve me qëllimin e thjeshtë: të bëjë vetë figurë të mirë.
- Partneri ju kritikon për çdo gjë që ju bëni. Ju vë në dukje të metat tuaja dhe ju bën të ndiheni sikur nuk jeni të aftë për asgjë.
- Kur ju vë në lojë duke ju bërë lojëra të papërshtatshme gati gati poshtëruese.
- Partneri juaj përpiqet të kontrollojë çdo veprim që ju bëni dhe çdo fjalë që thoni.
- Partneri ju kujton vazhdimisht dështimet tuaja
- Partneri ju thotë se jeni shumë të ndjeshëm ose mendimi juaj është vetëm i gabuar.
- Partneri juaj nuk tregon dashuri ndaj teje, ose ju bën të besoni se dashuria është diçka që meritohet dhe kur ju gaboni nuk e meritoni.
- Partneri ju dekurajon dhe është i mendimit se ëndrrat tuaja janë fëmijnore.
- Partneri juaj ndan sekretet tuaja ose momentet private në mënyrë të hapur me të tjerët.
- Partneri juaj mendon se ju jeni të paaftë për shumicën e gjërave, dhe vetëm ai e di se çfarë është më e mira për ju.
- Partneri ju fajëson juve për problemet e tij.
- Partneri ju bën të ndiheni fajtorë kur ju bëni diçka pa atë.
- Partneri juaj këmbëngul që gjithçka të bëhet sipas mendjes së tij sepse ju e keni gjithmonë gabim .
15.Partneri juaj ju akuzon për gjëra që nuk janë të vërteta dhe ju detyron t’ia “provoni” dashurinë tuaj.