Në vendet nordike fëmijët flejnë jashtë në akull
Ne shqiptarët e kemi shumë të vështirë të bindemi për të nxjerrë jashtë në ajër të pastër fëmijët gjatë dimrit, mendoni pak t’i lëmë të flenë jashtë në temperatura nën zero! Por në vendet nordike, falë një batanije termike praktikohet tek bebet gjumi në temperatura të ulëta. Ne e kemi zakon të veshim dhe sterveshim fëmijët kur bie shi e dëborë, brenda dhe pranë zjarrit!
Por a ndodh vallë e njëjta gjë edhe në shoqëritë e tjera?
Absolutisht jo! Ne vendet nordike fëmijët lejohen të luajnë për orë dhe orë të tëra në ajër të pastër dhe dëborë edhe pse temperaturat janë të ulëta. E madje edhe bebet lejohen të flejnë në karrocat e tyre jashtë në të ftohtë
Nënat nuk “janë në terezi”? E keni gabim, ato e bëjnë që fëmija të ketë një shëndet më të mirë!
Këtë gjë e bëjnë edhe gjatë qëndrimit në kopësht apo shkollë, gjë që në vendin tonë as që mendohet të jetë si ritual i përditshëm. Qëllimi i këtij veprimi është që trupi të mësohet dhe sistemi imunitar të përshtatet me ndryshimet e stinëve. Shiu, bora, akulli nuk janë një pengesë për të qëndruar jashtë, nga bebet deri tek gjyshërit!
Është normale që një fëmijë të flejë në temperatura nën zero?
Sigurisht! E madje prindërit i “parkojnë” karrocat jashtë bareve dhe restoranteve që fëmijët të flejnë në ajër të pastër. Kjo praktikë lindi në vitet 1920, e këshilloi mjekja Arvo Ylppo dhe vlen të theksohet se atë vit shkalla e vdekshmërisë foshnjore u ul ndjeshëm falë praktikës së sygjeruar nga pediatria. Fëmijët duhet të flinin në temperatura mes -10 dhe -15 gradë.
Ajri i ftohtë dhe ekspozimi në diell do të mbronin fëmijën nga rakitizmi dhe forconin imunitetin ndaj baktereve. E mendoni se ata e lënë një fëmijë 2 javësh njëherë në javë të flejë në temperatura -27 gradë? Sipas Universitetit të Oulu, gjithsesi temperatura ideale do të ishte -5 gradë.
Pas zgjimit këta fëmijë do të ishin tepër aktivë pasi gjaku do të ishte më i pasur me oksigjen, por veshja duhet të jetë e duhura.
Si mendoni në lidhje me këtë praktikë? Do ta bënit tek fëmijët dhe tuaj nëse “jo” përse?